Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për mundësinë e përhapjes së variantit Delta në Kosovë.

Vitia ka thënë se varianti Delta tashmë është përhapur në shumë vende të Evropës dhe nuk përjashtohet edhe Kosova, shkruan Reporteri.net.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, ngase siç është shprehur Vitia, jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë.

Vitia ka folur edhe për mundësinë e vendosjes së masave të reja. Ai ka thënë se për një vendim të tillë do të përcjellin situatën epidemiologjike në vend.

“Ky është një proces dinamik, ne do të përcjellim trendin siç bëjnë edhe shtetet tjera. Në momentin kur kemi situatë të qetë epidemiologjike ne do të zbusim masat, por në momentin kur situata rëndohet do të shohim për veprime të tjera”, u shpreh Vitia në konferencë për media.