Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka premtuar përkrahje për fermerët llapjanë në zhvillimin e bujqësisë. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i MBPZHR, Vezir Januzi, në një takim me kryetarin e komunës së Podujevës, Agim Veliun.

“Komuna e Podujevës do të ketë përkrahjen e ministrisë sonë në projektet e saj në zhvillimin e bujqësisë. Përmes granteve qeveritare do të ndihmojmë edhe fermerët llapjanë në investimet e tyre në lëmin e bujqësisë”, ka thënë Januzi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, tha se investimet në bujqësi dhe përkrahja për fermerët llapjanë vazhdon të jetë prioritet në politikat zhvillimore të Komunës.

“Me qëllim të stimulimit të sektorit të bujqësisë sivjet kemi rritur për 30% mjetet për subvencionimin e fermerëve. Kështu që nga 310 mijë euro sa kemi ndarë vitin e kaluar, sivjet nga Buxheti i Komunës kemi ndarë 400 mijë euro për subvencionimin e fermerëve në sektorë të ndryshëm”, tha thënëVeliu./Llapi.info