Në vazhdën e mbulimit të gropave në magjistralen Podujevë – Prishtinë, Ministria e Infrastrukturës po mundohet t’ia mbuloj “marren” komunës së Podujevës, dhe këtë në mënyrë “qesharake”.

Në këto foto të dërguara nga një lexues i portalit “Llapi.info”, shihet se si Ministria e Infrastruktuës dje ka bërë “hajgare” me mbulimin e gropave në hyrje të komunës së Podujevës.

Këto gropa në këtë pjesë çdo vitë riparohen. Kjo, sepse materiali me të cilin punohet është i dobët.

11186265_1053274238034808_410708149_n
Llapi.info kohë më parë ka raportuar mbi këtë çështje, se si gropat në këtë pjesë dhe pjesë të tjera të qytetit të Podujevës riparohen çdo vit.

Për këtë, drejtori i drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Podujevës, Durim Salihu, atë kohë pati thënë se kompania “Toifor” e kontraktuar nga komuna është përgjegjëse për këto punë, dhe është Zyra e Prokurimit ajo e cila ka kontraktuar kompaninë “Toifor” me çmimin më të lirë./Llapi.info

11117637_1053274248034807_1415766815_n