Foto ilustrim

Pas shtimit të numrit të aksidenteve në trafik, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për masat emergjente që duhet ndjekur për ruajtjen e sigurisë në trafik.

Ata kanë kërkuar që Policia e Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat në pajtim me ligjin në fuqi, që të gjitha rastet e punimeve në rrugë janë duke u zbatuar.

Po ashtu, do të shtohet prezenca policore në komunikacion rrugor dhe numri i patrullave me automjete civile.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot dhe do të jetë valid deri më 1 tetor të këtij viti.