Zgjerimi i rrugës nacionale Podujevë-Prishtinë nuk është duke u kryer sipas planifikimeve. Katër kilometrat e nisura në vitin 2016 do të duhej të përfundonin në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.
Por, kjo nuk do të ndodhë as sivjet, pasi tri urat që janë paraparë të ndërtohen në këtë pjesë të rrugës (dy ekzistuese dhe një e re) nuk kanë filluar ende.
Ende nuk ka përfunduar as e tërë pjesa tjetër me asfalt. Rrethrrotullimi i parë që është paraparë të ndërtohet në kryqëzimin e magjistrales me rrugën kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti” ka filluar tek tash të punohet.