Për gati dy vjet, Ministria e Infrastrukturës nuk i ka mirëmbajtur shenjat dhe ndriçimin në rrugët e vendit.
Kjo ka bërë që shenjat të cilat janë larguar të mos vendosen më, si dhe ato që janë vendosur përkohësisht, të mos ndryshohen, raporton KTV.
Frikën më të madhe për këtë moskujdes e ndiejnë ngasësit, e në veçanti ata të autobusëve.
Ekspertët e komunikacionit këtë e shohin si një nga arsyet e numrit të madh të aksidenteve.
Rritja e vlerës së gjobave si dhe numrit të tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës, thonë se nuk mjafton.
Në Ministrinë e Infrastrukturës, përmes një përgjigjeje elektronike, kanë njoftuar se në fillim të këtij viti, kanë hapur procedurat tenderuese si dhe janë zgjedhur kompanitë fituese.
Këto kompani di t’i mbulojnë 70 përqind të rrugëve regjionale dhe rajonale.
Megjithëkëtë, buxheti prej 1.8 milionësh po konsiderohet i vogël.
Deri në fund të muajit, Ministria parasheh ndriçimin dhe sinjalizimin e rrugëve në dalje nga Prishtina për në Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Veternik.