Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, të enjten, në Prishtinë, do ta presë në takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e MPJ-së.
Gërvalla dhe homologu i saj do të takohen nesër në ora 8:30, teksa pas një ore do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Agjenda e plotë:
Data:
E enjte, 6 maj 2021
Vendi:
Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës
Ora: 08:30
Ministrja Gërvalla dhe ministri Grlić Radman zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)
Ora 09:30
Konferencë për medie, ministrja Gërvalla dhe ministri Grlić Radman prononcohen për gazetarë.