Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e lumturi, në secilën familje.
Ja urimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Urime dhe gëzuar Bajrami i madh! Të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uroj Bajramin e madh, me dëshirat më të mira për shëndet, paqe e lumturi në familjet Tuaja. Uroj që të kemi të gjithë më shumë sukses, dashuri dhe solidaritet ndërmjet nesh, në vendin tonë dhe më gjerë. Urime dhe me fat Bajrami!”