Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë se frikohet që Gjykata Speciale, mund të mbetet një “letër e vdekur”.
Ajo ka ngritur zërin duke vënë theksin te Bashkimi Evropian që kjo gjykatë të mos aktivizohet, shkruan Kontaktplus, përcjell Klan Kosova.
“Nuk jam e sigurt se sa kjo gjykatë për drejtuesit e UÇK-së do të jetë në gjendje që mbijetojë, sepse aktakuzat janë paralajmëruar shumë më herët dhe asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Kuburoviq.
Ajo më tej ka përmendur edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se kanë njoftuar se do ta reduktojnë misionin dhe se do ta largohen tërësisht nga sistemi i drejtësisë.