Pas disa seancash në të cilat mungonte kuorumi, Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme ka kaluar disa projekt-ligje kështu duke përfunduar shumicën e pikave të mbetura të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

Ndër projekt-ligjet më të diskutuara ishte edhe votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për Lompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale.

Ky ligj ka kaluar në leximin e parë me 71 vota “për”, një abstenim dhe asnjë kundër.

Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë ishte diskutuar disa herë në seancat paraprake të kuvendit, dhe ishte përcjellë me debate të ashpra në mes të pozitës e opozitës.