Sot është mbajtur seanca e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal në Podujevë me që rast janë shqyrtuar disa pika. Ndër pikat kryesore e kësaj seance ishte ajo e miratimit të raportit financiar e periudhës 6 mujore, janar- qershor të vitit 2016.

Raportin financiar për periudhën janar – qershor 2016 para kuvendarëve e prezantoi Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi ku tha se shpenzimet për buxhet gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore kanë arritur shumën prej 6,996,280 euro, transmeton Llapi.info.
“Për paga 5,772, 383.00 euro, mallra dhe shërbime 479,872 euro, shpenzimet komunale 173,306 euro, subvencione 135,783 euro dhe investime kapitale 434,935 euro shprehur në përqindje 38% e buxhetit të planifikuar”, tha drejtori Isufi.

Këto shpenzime sipas Isufit janë planifikuar që të bëhen për këtë periudhë kohore dhe krahasuar me vitin paraprak të të njejtës periudhë ka një zvogëlim të shpenzimeve.
“Nëse bëjmë një krahasim të shpenzimeve të kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi një zvogëlim të shpenzimeve për 1.83%, gjë që është reflektuar te investimet kapitale”, tha Isufi.

Mirëpo këshilltarët e partive opozitare nga radhët e PDK- së, Rafet Llapashtica dhe Flakron Gashi si dhe nga VV, Bahri Selimi në Podujevë, i kanë bërë vërejtje këti raporti i cili ka të bëjë me shpenzimet buxhetore e veçmas të hyrave vetanake.
Sipas tyre komunarët e Komunës së Podujevës kanë shpenzuar më shumë se 5 mijë euro për mirëmbajtje të veturave, përcjell Llapi.info.
“Janë më shumë se 5 mijë euro që janë shpenzuar për këta gjashtë muaj për mirëmbajtje të veturave. Duhet t’i shikojmë ato fatura edhe në Thesar dhe të kuptojmë se çfarë servisimi u është bërë veturave të reja. Ne e dimë që drejtori i ka shitur disa vetura, pasuri e komunës, pa vendim të Kuvendit, me një çmim diku 400 euro për copë, ndërsa mund të kenë pasur vlerë më të madhe. Për vendime të gjykatave keni shpenzuar rreth 20 mijë euro.” tha Rafet Llapashtica nga radhët e PDK-së.

Sipas tij promblem tjetër “është keqpërdorimi i të hyrave vetanake që përdoren për punësimet me kontrata mbi vepër e që të tillë punëtorë keni nga viti 2010 ndërsa me Ligj nuk lejohet që të qëndrojnë më shumë se 6 muaj. Nëse ka mjete për punëtorë, atëherë është dashtë me u hap konkursi për ata punëtorë me kontrata mbi vepër dhe të ketë punësim të rregullt e jo me u bllokua ato vende në këtë formë. Ne e dimë që kryetari e ka bllokua një drejtor të Bujqësisë, duke e mbajtur Avni Fetahun edhe në Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik. Shpenzimet e telefonisë fikse janë ulur për këta 6 muaj, por kemi rritje të shpënzimeve të mjeteve për telefoninë mobile.Me këto shpenzime si janë ba ne nuk e mbështesim”.

Për këtë problem ka folur edhe Bahri Bislimi nga VV i cili tha se deri më tani nuk është prezantuar asnjë plan pune në këtë Kuvend.
“Për këto 3 vjet asnjë drejtor nuk na ka sjell një paln pune që të shohim pastaj dinamikën e realizimit.
Sa i përket shpenzimeve, ajo çka më bëri përshtypje është mirëmbajtja e automjeteve që janë më shumë se 5 mijë euro për këta 6 mauj, e që e dimë se veturat janë të reja dhe nuk kanë pasur nevojë të riparohen. Të sigurimi i automjeteve ka ulje të shpenzimeve që do të ishte e arsyeshme të ketë rritje se ka më shumë vetura” tha Bislimi.

Vërejtje për keqpërdorimin e veturave pati edhe Flakron Gashi nga PDK, ku tha se drejtorët të cilët banojnë në Prishtinë ç’do ditë udhëtojnë me vetura zyrtare.

Miëpo, si kundërshtim i asaj se çfarë thanë deputetët e partive opozitare, Isuf Latifi nga LDK tha se mirëmbajtja e veturave nuk është sa një veturë e re.
“Nneve një veturë na ka kushtuar 12 mijë euro, ndërsa janë 5 mijë euro për mirëmbajtje. Mirëmbajtja e veturave përfshin pos Komunës, edhe veturat e QKMF-së, Zjarfikësve, QPS-së. Pra kemi të bëjmë me rreth 40 vetura. Për veturat e reja poas ndërrimit te vajit dhe disa pjesëve, tjerat hyjnë në kontratën e garancionit” tha Isufi.
Pikat tjera në këtë Kuvend ishin Informata për përfundimin e vitit mësimor 2015 / 2016 dhe propozim vendimi për mbështetje financiare për Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani”./Llapi.info