Është miratuar rregullorja për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas rregullores së miratuar, e diela do te jetë ditë pushimi përveç bizneseve të kategorive të caktuara, të cilat do të vazhdojnë të punojnë.
Me anë të kësaj përcaktohet orari i punës së bizneseve në lëmin e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe ndërtimtarisë.
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 mars të vitit 2020, ndërsa është miratuar më 31 janar në Kuvendin e Komunës së Podujevës. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari./Llapi.info