Sulmues i Llapit Mirlind Daku, është golashënuesi më i mirë në Kosovë për sezonin 2017/18, njofton Llapi.info

Me 21 gola të shënuara Daku ka fituar “Këpucën e Artë” duke qenë realizatori më i mirë në kampionat dhe në Kupën e Kosovës.

“17 gola në kampionat e 4 në Kupë –Daku golashenuesi më i mirë i futbollit të Kosovës me 21 gola Mirlind Daku ka kompletuar 21 gola për Llapin për sezonin 2017/18.
Daku është fitues i “Këpucës së Artë” duke qenë realizatori më i mirë në Kampionat e Kupë” thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë, Llapi ka përfunduar sezonin në pozitën e tretë me 54 pikë./Llapi.info