Mishi i gjelit të detit kurrë nuk do të jetë i thatë nëse e gatuani me mjaft perime dhe i hidhni mjaft erëza!
Përbërësit:
– 300 g mish gjeldeti,
– 250 g kërpudha;
– 100 g kungullesha;
– 200 g domate;
– 150 g qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– 200 g oriz;
– 1 dcl verë të bardhë;
– 8 lugë vaj ulliri;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën dhe hudhrën dhe shtoni mishin e gjeldetit të prerë bashkë me erëzat.
Shtoni kërpudhat e grira imët dhe qitni verë që të vlojë.
Pas 15 minutave shtoni perimet dhe zieni derisa uji të avullojë.
Shërbejeni me oriz të zier.