Ka disa ditë që qyteti i Podujevës ka qenë i mbuluar me mjegull në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes. Mjegull më e theksuar është duke u vërejtur në fshatrat e Podujevës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mjegull në shumicën e vendeve në Kosovës do të ketë edhe gjatë dy ditëve të vikendit.
”Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë Celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë Celsius. Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që për një parashikim me kohë më të gjatë do të ju njoftojmë pasditen e së dielës. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales, lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 80-99%. Do të fryjë erë e lehte nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Si pasojë e mjegullës dhe zvogëlimit të dukshmërisë në komunikacion në Podujevë kanë ndodhur disa aksidente, ku ka pasur edhe të lënduar./Llapi.info