Mjekët dhe infermierët të cilët bëjnë kujdestari morën lajmin e mirë, tashmë pagat e tyre janë me rritje.
Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ismaili ka thënë se tashmë mjekët dhe infermierët kanë marrë pagat me rritje për kujdestari duke theksuar se po punohet edhe në Ligjin për Pagat ku për personelin shëndetësor do të bëhet zgjidhje afatgjate dhe dinjitoze.
Postimi i plotë:
Urime për të gjithë mjekët dhe infermierët tanë????, të cilët i kanë marrë pagat e kujdestarive me rritje✅. Mirëqenia e profesionistëve shëndetësorë nuk do të lihet më anash, por do të jetë në qendër të reformave tona, krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore?. Nuk do të ndalemi me kaq në përmirësimin e kushteve për kthimin e dinjitetit për ta. Ne po punojmë edhe në Ligjin për Paga, ku për personelin tonë shëndetësor do të bëhet zgjidhje afatgjate dhe dinjitoze.↗