Mjekët në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer një operacion të rrallë duke i kanë hequr një pacienti tumorin e përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramësh.
ShSKUK ka njoftuar se ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.
Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.