Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, duke thënë se VV-ja deklaronte se dialogu nuk është ndër prioritetet kryesore, por se sipas saj “po del që dialogu është në plan të parë edhe para programit qeverisës.
Ajo shkruan në Facebook se kur Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog ka marrë ai këtë rrugë.
“Qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar një platformë të tillë por, madje, nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit”, ka shkruar Mjekiqi.
Mjekiqi njëherësh ka kërkuar transparencë nga ekzekutivit para qytetarëve e jo siç tha ajo “në formë selektive”.