Doktoresha Zana Luci është zgjedhur drejtoreshë për repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin Lindau të Gjermanisë.

Ambasada e Kosovës në Gjermani njoftoi për emërimin e saj, duke shkruar në Facebook se ky është edhe një sukses tjetër nga vajza tona.

“Nga nesër, mjekja nga Kosova, Zana Luci, do të drejtojë Departamentin e Gjinekoligjisë dhe Obstetrikës në klinikën “Asklepios” në qytetin #Lindau. Për emërimin e saj si kryemjeke në këtë departament, ka shkruar edhe mediumi gjerman Wochenblatt. Bravo Zana”, thuhet në postimin e ambasadës.