Dje në ora 08:30 në fshatin Lupq i Poshtëm një mashkull K/Shqiptar ka informuar në polici se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer afër ish kazermës së FSK-ës te hekurudha, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, përcjell Llapi.info
“Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim FSK-së kanë larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin e PK.
Ndërsa, në fshatin Reuvqë të Podujevës është arrestuar një person i kërkuar
“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar ne vuajtje te dënimit”, thuhet në raportin e PK./Llapi.info