Sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor qe nikoqir i takimit i cili kishte dalë si rekomandim nga tryeza e së premtes së kaluar e organizuar nga OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë ne Kosovë” , për ndarjen e përgjegjësive ndërmjet institucioneve për implementimin e projektit “Ndërtimi i sistemit te ujësjellësit për Orllanin.”
Në takim pjesëmarrës ishin Agim Radoniqi MMPH , Faik Muçiqi Drejtor Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Ilir Abdullahu krye shef ekzekutiv, Sokol Xhafa Drejtor teknik ne KRU Prishtina si dhe Rexhep Zeka e Fatmire Mani nga OJQ SDK. Takimi ishte në frymën e bashkëpunimit dhe doli të jetë produktiv, thuhet në komunikatën e SDK-së, transmeton Llapi.info.
Përfaqësuesit nga KRU Prishtina morën përsipër përgatitjet e specifikave për hapjen e tenderit për projektin final ku financues për hartimin e projektit do te jetë Komuna e Podujevës .
Udhëheqjen e procedurave të prokurimit për implementimin e projektit e mori përsipër Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku edhe pritet ë shpallë tenderin në muajin qershor të këtij viti .
Për të filluar sa më shpejt të gjitha proceduarat e lartcekura sot filloi edhe hartimi i një memorandum bashkëpunimi ndërmjet tri institucioneve.
Rexhep Zeka dhe Agim Ibishi OJQ SDK shprehën gatishmërinë për monitorimin e implementimit të projektit në tërësi duke ndihmuar së bashku me banorët edhe në organizimin e dëgjimeve publike që do të mbahen gjatë hartimit të projektit./Llapi.info