Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 9 shtator do ta viziton Kosovën ku do të mbajë fjalim me banorët serbë në Veri të Mitrovicës. Për këtë, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë dje se është dhënë urdhër nga “Bin Ladeni i veriut të Kosovës”, Milan Radojiçiq se gjatë fjalimit të Vuçiqit do të mbledh afro 4 mijë njerëz.
Pas kësaj deklarate, punëtorët e shëndetësisë në Veri të Mitrovicës kanë bërë planin e tyre strategjik për t’u mobilizuar nga kjo situatë.
“Indeksonline” ka siguruar një letër, ku bëhet e ditur se përgjegjësja e njërës prej ambullantave në Veri të Mitrovicës, Olivera Elek iu ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve shëndetësor që të jenë në gjendje gatishmërie me rastin e kësaj vizite të presidentit serb.
“Njoftim: Date 09.09.2018 ( diele) ora 08 te gjithë punëtorët shëndetësor nga Reparti jon duhet me qene para spitalit me mantila te bardhe dhe me kartela identifikuese( te kapura ne mantil).”, thuhet në këtë letër.
Ndryshe, në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Trajkoviq ka shpjegur të gjithë planin i cili është bërë në ditën kur Vuçiq do të vie në Kosovë.
“Është dhënë një urdhër nga Bin Ladeni i veriut të Kosovës, Milan Radojiqiç, për sigurimin e 4000 mijë njerëzve që do të vijnë për të mbështetur fjalimin e presidentit të Serbisë në Kosovë. Po ashtu edhe ppërgjegjësi për transport, Srdjan Vuloviq ka treguar se do t’ gjejë 200 autobusë për transportimin e serbëve në tubimin e Vuçiqit”, ka treguar Trajkoviq./