Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, njofton Llapi.info.

Dega e kësaj partie ka njoftuar se çdo njëri që ka mundësi mund t’u drejtohet zyereve të VV-së në Podujevë për grumbullimin e ndihmave.

LVV bën të ditur se pas grumbullimit, ndihmat do të transportohen në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Lëvizja VETEVENDOSJE, ka marrë inciativë që të solidarizohemi me gjendjen e vëllezëreve dhe motrave tona ne Shqipëri. Ndihma mund të jetë e natyres së ndryshme(mjete financiare, veshëmbathje, gjëra ushqimore etj), me çfarëdo që keni mundësi. Mos hezitoni në përkrahje dhe mbështetje të këtij organizimi.
Vendi: Zyra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Podujevë
Kontakti : 049 101 203