Dardan Molliqaj, deputet i PSD-së, emërimin e Rashit Qalajt drejtor të Policisë së Kosovës, e ka quajtur kapje të shtetit të Kosovës.

Kjo pasi, sipas tij, Qalaj është njeri i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), “vartës dhe shok i Elmi Reçicës e person i përfshirë në krimet e Klanit Pronto”.

“Kjo është dëshmia më e qartë që çdo qeverisje me PDK-në përfundon në kthetrat e SHIK-ut. Shteti po vazhdon të mbahet i kapur e i kriminalizuar dhe nuk do të çlirohet pa dërgimin e PDK-së në opozitë dhe Klanit Pronto në burg”, theksoi Molliqaj.