Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka shantazhuar me ligj për ta bërë Vjosa Osmanin presidente të vendit.
Sipas tij, nëse zgjidhet deputetja Osmani presidente, atëherë shantazhi i kreut të ekzekutivit ka pasur efekt.
“Shantazhi dhe kërcënimi janë mjete për të arritur qëllimin e shatazhuesit”, është shprehur ai.
“Shantazhin nuk e bënë të tillë realizimi i tij, por potenciali i realizimit të tij. Dhe kur qëllimi arrihet, pa u realizuar shantazhi, atëherë i bije që ky i fundit ka pasur sukses”.
“Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente. Kurti po tërhiqet nga ligji sepse ky ishte vetëm shantazh. E nëse i zgjedhet presidentja atëherë shantazhi ka pasur efekt”.
“Prandaj kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij”.
“Një qeveri që fillon me shantazh do të vazhdojë si e tillë. Njëjtë një opozitë që i nënshtrohet sot shantazhit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht”, ka thënë Molliqaj.