Dardan Molliqaj ka reaguar pas zgjedhjes së Gent Begollit nga AAK-ja, kryeshef ekzekutiv i Telekomit, duke thënë se Begolli s’ka lidhje e as idenë më të vogël për këtë kompani.
“Zgjedhja e Gent Begollit (AAK) në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit është vazhdim i kapjes së ndërmarrjeve publike nga pushtetarët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Ndërmarrjet tona publike e shoqërore duhet të udhëhiqen nga njerëz profesionistë e jo nga njerëz të partisë sikurse rasti i Begollit i cili nuk e ka as idenë më të vogël në lidhje me telekomin”.
“Kosovës i duhet një gjeneratë e re në politikë, e cila ka guximin dhe dijen për ta luftuar kapjen e shtetit dhe kriminalizimin e tij”.