Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në intervistë për RTK-në ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se ky është regjim totalitar.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar takimin e deputetit të VV-së, Salih Zyba me deputeten e AAK-së, Albana Bytyçi, për ta bindur që të votojë për Vjosa Osmanin president.

“Salihu (Zyba) është i padijshëm. E njoh nga përvoja që kam pasur me të, e njoh nder vite. Është një besnik i cili çkado që i thotë Kurti, ai bën. Nuk ka lidhje me politikën, me idealet, sepse aty s’ka mbet më asnjë idela. Ata po blejnë e po vjedhin, nuk e kanë më as flamurin”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqaj, Salih Zyba e realizon atë që i thotë Kurti. Këtë e ka thënë kur është pyetur nëse Zyba ka shkuar ta takoj deputeten e AAK-së me inciativë të Kurtit.

“Ai (Salih Zyba) është instrument besnik dhe Kurti i ka thënë ta takojë deputeten e AAK-së. Nëse ka ndonjë krahasim, i bie që po t’i thotë Kurti këpute dorën, ai e këputë. Ai ka qenë mish për top për Kurtin”, ka thënë Molliqaj.