Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas protestës së sotme të zhvilluar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës si dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Molliqaj ka thënë se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm.
Ai thotë se jetesa e punëtorëve është vështirësuar nga kriza ekonomike, duke shtuar se ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar.
“Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal i domosdoshëm. Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, kërkesat e sindikatave do ta lehtësojnë jetën e punëtorëve.
“Në solidaritet me sindikalistët!”, tha më tej Molliqaj.
Theksojmë se sot kanë protestuar SBASHK-u dhe BSPK-ja, të cilët kanë kërkuar miratimin e Ligjit për paga, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale, si dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik. /teve1.info/