Conor McGregor është mposhtur nga Dusin Poirier në UFC 264, por kjo erdhi vetëm pas ndalesës nga gjyqtari dhe mjeku në fund të raundit të parë, pasi irlandezi pati një thyerje të tmerrshme të kyçit të këmbës.

McGregor ka humbur takimin ndaj Poirier në fund të raundit të parë në meçin e zhvilluar në Las Vegas.

Megjithatë, humbja e irlandezit nuk erdhi me ndonjë nokaut, por pas ndalesës nga gjyqtari dhe mjeku.

Irlandezi pësoi një dëmtim të tmerrshëm, ku iu thye kyçi i këmbës, i cili ia pamundësoi ta vazhdojë luftën.

Më poshtë keni disa video të momentit fatal, kur kyçi i këmbës së McGregor u thye.