Screenshot

Pas përplasjes verbale që patën, asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, i është afruar Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

Në pamjet e publikuara, menjëherë pasi Rrahmani i afrohet Bulliqit, aty shkojnë asambleistët e tjerë të cilët u hyjnë në mes për të parandaluar ndonjë konfrontim fizik.

Mirëpo, nuk dihet se çka folën mes vete pasi mikrofoni ishte i ndalur.

Paraprakisht, Rrahmani i është drejtuar disa herë Bulliqit duke e quajtur tradhtar.