Vrasja e të riut në Podujevë këtë të hënë tronditi gjithë vendin.
Valmir Breznica nuk i përballoi dot plagët e marra, gruaja e tij u plagos rëndë, ndërkaq gjithë ngjarja ndodhi në sytë e një 4vjeçari.
Po atë ditë, Raporto24 ka siguruar pamje, ku shihet personi i cili dyshohet se vrau një person në Podujevë duke e nxjerrë armën.
E gjitha kjo ndodhi brenda marketit të Interexit, në Podujevë.