Kur po diskutohej për gjendjen e shëndetësisë në kuvendin e komunës së Podujevës, kryetari i kuvendit komunal Fatmir Gashi, i dha leje drejtorit të QKMF-së në Podujevë Zaim Thaçi për të dalë në foltore, njofton Llapi.info
Në momentin kur i është përmendur emri për të dalë përpara foltores, grupi parlamentar i PDK-së dhe i VV-së, kanë braktisur seancën e kuvendit.
Sipas VV-së, dalja nga seanca është bërë për shkak se drejtori i QKMF-së Zaim Thaçi, nuk ka qenë i ftuar nga ta për këtë seancë.
Pas daljes së grupeve parlamentare nga seanca, ka reaguar kryesuesi i kuvendit Fatmir Gashi i cili tha se është e tepërt dalja e tyre pasi që ata e kanë thirur këtë seancë.
Më poshtë momenti kur VV dhe PDK braktisin sallën e kuvendit: