Zvicra dje u mposht 2:0 nga Serbia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kapiteni i “helvetikëve”, Granit Xhaka u përball me një presion të madh nga ana e tifozëve.
Vërshëllimat sa herë merrte topin, thirrjet raciste kundër Kosovës, e harta e Kosovës me flamurin serb ishin disa nga veprimet skandaloze që bënë tifozët serbë mbrëmë.
Megjithatë, ai tregoi profesionalizëm duke mos rënë pre e këtyre provokimeve.
Ishte vetëm një rast, kur Xhaka pak doli nga vetja, duke e shtyer fort portierin serb, Rajkovic.