Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur, pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes.
Ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se janë në ujë, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore.
“Përqendrimi ynë tani është të tentojmë t’i shpëtojmë këta njerëz”, tha Cartwright.
Ai tha se është shumë herët të dihet se sa njerëz janë prekur nga ky incident, por e cilësoi shembjen si “një ngjarje që mund të ketë shumë viktima”.