“Politikanët janë aq aktorë të dobët sa që po e humbin edhe njerëzinë e tyre”.
Kështu ka deklaruar, aktori Adrian Morina në “Dhoma e Rrëfimit”, duke i këshilluar të kthehen në origjinalitet dhe të jenë vetvetja.
“Është shumë më mirë të jesh ti se sa një personazh i dobët që ti e luan dhe që ki qejf me qenë. Kurdo që i sheh politikanët duke bërë gjeste, gjestikulacione e duke provuar me na bindë, dijeni se janë aktorë aq të dobët sa që fatkeqësisht po e humbin edhe njerëzinë e tyre. I kisha këshilluar të kthehen në origjinalitet, me qenë ata, vetja e tyre”, ka thënë Morina.
Ai ka ironizuar me ta edhe kur është pyetur nëse të njëjtit i sheh ndonjëherë në shfaqje teatrale.
Për më shumë shiko emisionin e plotë: