Deputetë të pozitës e opozitës ka ditë që po përplasen mes vete. Shkak është bërë ligji për Pagën Minimale në Kosovë, që nuk i ka përfshirë veteranët e UÇK-së.
Në një debat televiziv, Hisen Berisha i PDK-së e Salih Zyba i VV-së janë përplasur ashpër duke diskutuar për mos përfshirjen e veteranëve në rritjen e Pagës Minimale.
‘’Po s’ma dikton ti, unë i referohem fjalës tem’, tha Zyba.
“Mos ma dhuno intelektin Salë. Ti po thu ne po ecim me popullin dhe partinë. Mos u mundo me ma bo mjegull, se s’kam pi raki’, ia ktheu Berisha.
‘Mos fol dhe për VV-në ti, fol për PDK-në’, theksoi Zyba në Rtk.
‘Dal prej deputetit nëse nuk është që nuk keni premtu 350 euro pagë minimale.’ tha Hisen Berisha
Ndryshe të dy deputetët kanë qenë pjesë e UÇK-së.
Veteranët për nesër kanë thirrur një protestë gjithë popullore, çka ka marr përkrahjen partive opozitare.