Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të takohen përsëri sot në ora 14:30 në zyrën e Presidentit.

Ky do të jetë takimi i dytë brenda ditës ndërmjet dy liderëve institucional në vend.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi.

Në mëngjesin e sotëm janë takuar Presidenti Thaçi me Kryeministrit Haradinaj dhe vartësit e tij ku sipas Matoshit kanë biseduar për agjendat shtetërore, por pa konfirmuar nëse është diskutuar për idenë e korrigjimit të kufijve.

Ndërsa ende nuk dihet nëse në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Agjenda e këtij takimi nuk është bërë e qartë.