Në Kosovë, nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike!,” thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.