Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Reshjet do të jenë më të izoluara, mirëpo më të shpërndara lokalisht në shkallë vendi – pra jo të gjitha zonat do të preken nga reshjet, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C.