Nga java e ardhshme temperaturat pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do sillen rreth 1-4 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do mbajë mot me reshje të intensitetit të dobët ndërsa më pas do jetë tipik pranveror.

“Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.