Edhe gjatë kësaj jave vazhdon të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell
Sipas parashikimeve të fundit, pas datës 23 dhe 24 shtator, ka tendenca të përkeqësimit të motit me depërtimin e masave të ftohta ajrore që do të zbresin ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.
19.09-21.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 8C deri në 11C, e maksimalet nga 26C deri në 28C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare lindja dhe verilindja 1-5m/s.. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, me tendenca të rënies graduale.