Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të kohëpaskohshme.
Sipas parashikimit të meteorologëve vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s, thuhet në njoftim.