Më një shtator filloi stina e vjeshtës sipas kalendarit meteorologjik, e ditëve të para të këtij muaji, mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të ulët, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu, kryesisht orëve të pasdites.

Ndërkohë masa të ftohta ajrore që pritet të depërtojnë, gradualisht do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare.

Sot ditë e hënë, do të jetë mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Të martën, paradite mot kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët. Më vonë vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Të mërkurën mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën e enjte mot pjesërisht vranët, e gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

Të premten mot kryesisht me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12 gradë celsius deri në 16 gradë celsius, e maksimale do të zbresin nga 28 gradë celsius në 23 gradë celsius.