E premtja do të jetë me mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

Mot i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell dhe kthjellët. Ditën e diel paradite kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët, vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

E të hënën mot jo shumë i ngrohtë, kryesisht i vranët me shi dhe shtrëngata.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nesër do të zbresin deri në 22C, e në fundjavë do të rriten deri në 31C.

Do të fryejë erë e mesatare nga veriperëndimi-veriu 3-10m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-11m/s.

Shtypja atmosferike, nga vlerat normale, deri në fundjavë, do të pësojë rënie nën këto vlera.