Dje mbajti mot me intervale më të gjata me diell dhe me temperatura që shkojnë deri në 21 gradë Celsius, por me vranësira të pjesshme.
E java që sapo hymë do të nis me ulje temperaturash të hënën, por ato do të ngriten menjëherë ditën e martë
Sipas meteorologëve, të martën e të mërkurën temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë Celsius.
Por, sipas tyre, mbi vendin tone do të futen fushat e presionit të ulët dhe masa të ngrohta e të lagështa nga Mesdheu, qe do të shkaktojnë mot jostabil me zhvillime të shtrëngatave sidomos gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat e ajrit gjatë kësaj periudhe do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 12C, ndërsa maksimalet nga 20C deri në 24C.