Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se ditët e para të majit do të jenë me mot të ngrohtë dhe reshje lokale shiu.
IHK thekson se gjatë kësaj periudhe vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
“Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë”, thuhet në njoftim.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s.
Indeksi UV mbetet akoma i lartë, në shkalën e rrezikut.