Sot do të mbajë mot me diell, temperatura deri në 34 gradë, kurse pas dite ka mundësi për riga shiu të përcjella me stuhi.
Temperatura e mëngjesit do të jetë 14 gradë Celsius deri në 22 gradë kurse ajo më e larta e ditës do të sillet nga 30 në 34 gradë.
Të shtunën dhe të dielën në mëngjes, do të jetë kryesisht mot me re dhe i freskët, kurse pas dite me shira dhe stuhi. Javën e ardhshme, vazhdon moti me diell dhe atë me një rritje të temperaturës, kurse të mërkurën i paqëndrueshëm me bubullima dhe me stuhi.
Rekomandohet për të gjithë mbrojtja kundër rrezatimit nga rrezet ultraviolet.
Pacientët me sëmundje të zemrës dhe ata me astmë mund të kenë probleme, ndërsa të tjerët do të kenë një ndjenjë të lodhjes si dhe dhimbje të kokës.