Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, sidomos gjatë ditës së shtunë do të jete kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Sipas institutit, do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare.