Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pasdite vende-vende shoqërohen me reshje shiu.

Sipas institutit, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihen  të lëvizin  ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.