Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në pjesën jugore të Kosovës ka mundësi të sjellin reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri mesatare.

Image